a
d

WE ARE BRUNN

Let’s Work Together

Advors Agency

Ofrojmë shërbime të plota në fushën e marketingut duke zhvilluar ide kreative, menaxhuar dhe zbatuar strategji të marketingut me një ideal të qëndrueshëm.

Rreth nesh

Për të arritur përsosmëri në komunikim, stafi i jonë sjell ekspertizë, strategji, kreativitet dhe është në hap me teknologjitë më të fundit, brenda dhe jashtë vendit. Ne ofrojmë një sërë shërbimesh të përshtatura për nevojat e klientit, të cilat jo vetëm që plotësojnë kriteret, por do të rezultojnë në sukses të bujshëm.

Dizajn Grafik

Me një ekipë të gjerë të dizajnerave profesional, ofrojmë dizajne kreative dhe të menduara deri në detajin më të vogël për ju.

Marketingu Dixhital

Idetë kreative, unike, tërheqëse dhe në hap me trendet e fundit karakterizojnë punën tonë. Një strategji unike përcjellë krijimtarinë e secilit brand, e cila unifikohet çdo tre muaj. Me ndihmën, punën dhe analizat e ekspertëve të marketingut, ne menaxhojmë prezencën tuaj online dhe jo vetëm kaq, ne kujdesemi edhe për kontentin në bazë të kërkesave të klienteve tanë. Si rezultat i punës, dhe përvojës do të ndihmojmë në rritjen e prezencës online të brendit/produktit tuaj.

Planifikim dhe zhvillim i kampanjave

Hyrje e fuqishme në treg, delegimi i mesazhit tek konsumatori, kampanja specifike për secilën stinë dhe rast… të gjitha të menduara deri në detaje për ju dhe në mënyrë që të mbahen mend tek konsumatorët tuaj dhe jo vetëm!

Konsulencë për Media Sociale

Në mënyrë që biznesi juaj të ketë suksesin e merituar ne ofrojmë konsulencë për biznesin tuaj online, fillimisht duke rishikuar faqen tuaj, duke hulumtuar dhe më pas duke ofruara këshilla dhe mundësi kontrate me ju.

Brendim

Shërbim i specializuar në branding dhe re-branding duke krijuar, ridizajuar dhe zhvilluar rrugëtimi historik të secilit biznes.

Ngjarje / Evente

Organizimi i ngjarjeve janë një pjesë thelbësore e Advors Agency.
Edhe një herë, me përvojën tonë do të arrijmë të promovojmë në mënyrën më të mirë të mundshme kërkesat e klientëve tanë.

Në hartimin e një konference apo ngjarje, ne kërkojmë përsosmëri, duke e ndarë punën tonë në katër faza:

– Faza e planifikimit

– Faza e zbatimit

– Dita e ngjarjes

– Faza e monitorimit dhe vlerësimit

Qëllimi jonë është të organizojmë ngjarje të shënjestruara dhe me cilësi të lartë.

Reklama

Ekipi reklamues posedon një bagazh me përvojë rreth këtij shërbimi, e që do të prodhojë diçka magjike për klientët tanë të veçantë dhe do të përmbushin pritjet e klientëve tanë në krijimin përfundimtar të reklamave.

2D & 3D Animacionet

Krijimi e konceptit 2D dhe 3D e deri te realizimi i animacioneve unike, është ajo që e karakterizon stafin Advors Agency.

Artikuj për Media – Marrëdhënie me publikun

Ofrojmë një gamë të plotë të blerjeve mediale dhe shërbimeve të konsulencës, për t’u ofruar klientëve zgjidhje të përshtatura për nevojat e tyre specifike.
Gjithashtu ekipi jonë ofron edhe mundësinë e shkrimeve të artikujve promovues që lehtësojnë qasjen e klientit me konsumatorët e ri.

Zhvillimi i webfaqeve

Zhvillimi i web-it, përfshirë në zhvillimin e një webfaqeje e cila paraprakisht kërkon një listë me plotë detyra si: zhvillimin e webit, dizajnimin, zhvillimin e përmbajtjes së webit, ndërlidhjen me klientin, skriptimin anësor, serverin e internetit dhe konfigurimin e sigurisë së web-it dhe zhvillimin e e-commerce.
Përvoja e stafit në dizajnim do të bëjë të mundur që webfaqet e klientëve tanë të jenë unikë dhe në përputhje më kërkesat e tyre.

Print

Fletëpalosje, raporte, agjenda, ftesa, realizimet 3D, rroll up & pop up banerët, muralet, printimet me laser, janë vetëm disa nga shërbimet e printimit që i ofrojmë përmes kontraktorëve tanë të cilët janë lider në këtë fushë.

Përkthime

Stafi profesional ofron mundësi të përkthimeve dhe përshtatjeve të dokumenteve të ndryshme në gjuhën shqipe, angleze, maqedone, serbe dhe greke.

t

Portfolio jonë

Klientët & Partnerët

Advors Agency ku investimi është bumerang!